Çeku: Në tetor do të fillojë intervistimi i 21 dëshmitarëve për privatizimin në Kosovë

30 shtator 2020 | 13:04

Kryesuesi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Privatizimin, Hajrullah Çeku, ka folur të mërkurën rreth procesit të privatizimit në Kosovë, ndërsa ka bërë me dije se nga 12 tetori do të fillojë intervistimi i grupit të parë prej 21 dëshmitarëve që kanë pasur rol në privatizimin e ndërmarrjeve në vend.

Çeku në një konferencë për media, ka deklaruar se në këtë grup të dëshmitarëve bëjnë pjesë ish-ministra, ish-anëtarë bordit të AKM-së dhe AKP-së, si dhe ish-anëtarë të UNMIK-ut.

“Kemi miratuar planin e punës për përudhën gjashtëmujore dhe listën e dëshmitarëve për intervistim. Ne i kemi angazhuar katër komisionarë të jashtëm dhe gjithashtu kemi grumbulluar një numër të madh të dokumenteve. Në këtë fazë është intervistimi i dëshmitarëve. Janë diku 21 dëshmitarë. Në këtë grup bëjnë pjesë ish-ministra, ish-anëtarë bordi të AKM-së dhe AKP-së dhe ish-anëtarë të UNMIK-ut. Nga 12 tetori do të fillojë intervistimi i dëshmitarëve. Në grupin e dytë bëjnë pjesë pronarë të kompanive, ekspertë, gazetarë që e kanë monitoruar punën e privatizimit në Kosovë dhe ish-punëtorë të ndërmarrjeve”, ka thënë Çeku, duke bërë thirrje që kushdo që ka dëshmi për procesin e privatizimit t’i sjellin në Komisionin hetimor.

Ky Komision tashmë ka bërë publik edhe emrat e dëshmitarëve nga grupi i parë. Ku në këtë listë janë ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadriu, ish-ministri Haki Shatri, ish-ministëri Ahmet Shala, ish-ministër Besim Beqaj, ish-kryetar i Bordit të AKP-së, Blerim Rexha, ish-ministër i MTI-së, Bujar Dugolli, ish-kryeses i bordit të AKP-së, Petrit Gashi, Bajram Zejnullahu, Naser Osmani, ish-kryetar i BSPK-së, Haxhi Arifi, Nocolaus Landorsv, ish-shef i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ish-shef i shtyllës së katërt në UNMIK, Andrea Capuselo, Shkëlzen Lluka, drejtor në AKP, Valon Tolaj, ish-drejtor në AKP, Ekrem Hajdari, Arben Limani, Mrika Tahiri, ish-drejtor në AKP, Avni Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë vite rresht në udhëheqje të Fakultetit Filozofik, si dekan,…