Tetë vite dekan i Fakultetit Filozofik, Dugolli sot dorëzoi detyrën te Dashamir Bërxulli

30 shtator 2020 | 13:03

Tetë vite rresht në udhëheqje të Fakultetit Filozofik, si dekan, profesori Bujar Dugolli ka dorëzuar sot këtë detyrë te dekani i ri, Dashamir Bërxulli.

Dugolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se gjatë gjithë këtyre viteve, ai dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë punuar që të ngritin dhe zhvillojmë Fakultetin Filozofik në të gjitha fushat, si në atë akademike, plotësimin me staf, programe studimore, bashkëpunime ndërkombëtare, infrastrukturë bashkëkohore, për të qenë në këtë mënyrë, siç edhe pritet, lider i padiskutueshëm i arsimit të lartë në Kosovë, për programet studimore që ofrojmë.

“Përgjatë këtyre viteve, në Fakultetin Filozofik kanë kryer studimet, në programe e nivele të ndryshme, shumë studentë, nga mbarë Kosova, por edhe nga jashtë, të cilët sot me krenari e përkushtim kontribuojnë në pozita e detyra të caktuara në shoqërinë tonë”, ka shkruar Dugolli.

Ai ka thënë se tani do të vazhdojë punën si profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik edhe senator, në Senatin Akademik të Universitetit të Prishtinës.

“1 tetori, të na gjejë të bashkuar në punë për të mirën e Fakulteti Filozofik dhe Universitetit të Prishtinës. Suksese!”, ka shkruar Bujar Dugolli.

Postimi i plotë i tij:

Sot, më 30 shtator 2020, bëhen tetë vite që kur kam nisur udhëheqjen e Fakultetit Filozofik, si dekan.
Gjatë gjithë këtyre viteve, unë dhe bashkëpunëtorët e mi, kemi punuar që të ngrisim dhe zhvillojmë Fakultetin Filozofik në të gjitha fushat, si në atë akademike, plotësimin me staf, programe studimore, bashkëpunime ndërkombëtare, infrastrukturë bashkëkohore, për të qenë në këtë mënyrë, siç edhe pritet, lider i padiskutueshëm i arsimit të lartë në Kosovë, për programet studimore që ofrojmë.
Përgjatë këtyre viteve, në Fakultetin Filozofik kanë kryer studimet, në programe e nivele të ndryshme, shumë studentë, nga mbarë Kosova, por edhe nga jashtë, të cilët sot me krenari e përkushtim kontribuojnë në pozita e detyra të caktuara në shoqërinë tonë.
Fakulteti Filozofik, sot tetë vite pas, është shumë më i organizuar, ka stafin shumë kompetent, ka rregulla bashkëkohore për studim dhe menaxhim, ka studentë të jashtëzakonshëm që studiojnë në programe që në vazhdimësi dhe me shumë sukses kanë kaluar procesin e akreditimit.
Të gjitha këto nuk do t’i arrija i vetëm, prandaj dua t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi që për kaq vite u angazhuam bashkë.
Nga mandati i parë, dua t’i falënderoj prodekanët, prof. Dashamir Bërxulli, prof. Agim Zogaj e prof. Muhamet Qerimi, ndërsa nga mandati i dytë, falënderoj për angazhimin, prodekanët, prof. Hasnije Ilazi, prof. Muhamet Mala e prof. Arben Hajdari, si edhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Fakultetit Filozofik, që për kaq vite punuam bashkë në të mirë të fakultetit dhe universitetit.
Fakulteti Filozofik ka shtatë departamente, deri në tre nivele të studimit, të cilët udhëhiqen nga shefat dhe sekretarët e departamenteve, të cilët me përkushtim kanë kryer të gjitha detyrat që bien në përgjegjësinë e tyre, prandaj i falënderoj për korrektësinë dhe bashkëpunimin e vyer.
Koordinatori për zhvillim akademik, prof. Bardhok Bashota dhe Asistentët Mentor Hasani e Dorajet Imeri, të cilët kanë kryer punë, në organizimin e shumë aktiviteteve të Fakultetit Filozofik, prandaj jam mirënjohës për punën e tyre.
Administrata e fakultetit luan një rol të rëndësishëm në punën e gjithëmbarshme në fakultet, prandaj përmes sekretares, znj. Lumnije Ahmeti, i falënderoj për angazhimin në punën e tyre me studentët.
Siç edhe dihet, studentët janë vlera më e çmuar e secilit fakultet, ata janë arsyeja e punës sonë, suksesi i tyre është suksesi ynë, arritjet e tyre janë motivi ynë, prandaj studentëve përmes Këshillit të Studentëve, dhe organizatave studentore ju shpreh falënderimin me të sinqertë dhe i uroj të kenë suksese në çdo fushë të jetës së tyre.
Pak kohë më parë, ne kemi përmbyllur një proces zgjedhor në fakultet dhe universitet.
Prof. asoc. Dr. Dashamir Bërxulli është zgjedhur dekan i ri, prandaj shfrytëzoj rastin që Dekanit Bëxulli, t’i uroj shumë suksese në detyrën e tij të re si Dekan i Fakultetit Filozofik qe fillon nga nesër 1/10/2020, me shpresën që do ta ndjekë rrugën e zhvillimit të fakultetit tonë.
Detyra ime e vazhdueshme, është puna ime e deritanishme, si profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik edhe senator, në Senatin Akademik të Universitetit të Prishtinës.
1 tetori, të na gjejë të bashkuar në punë për të mirën e Fakulteti Filozofik dhe Universitetit të Prishtinës.
Suksese!
B.D.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sfida e djeshme e raundit të 1/16-ave të Kupës së…