Çeku pret ekipin e xhudos: Kampionet tona sërish në majat botërore

18 qershor 2025 | 16:17

Ministri në detyrë i MKRS-së, Hajrulla Çeku ka pritur në takim ekipin e xhudos.

Numri një i ministrisë së Sportit ka thënë se kampionet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu na bënë krenarë me sukseset në Kampionatin Botëror të Xhudos.

“Sot i prita me shumë kënaqësi në takim Distria Krasniqin dhe Laura Fazliun, të cilat na bënë krenarë në Kampionatin Botëror të Xhudos, Disi me medaljen e argjendtë dhe Laura me të bronztën. Përgëzime për këto arritje të jashtëzakonshme edhe për trajnerët Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi e gjithashtu Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos. Kosova vazhdon të shkëlqejë në sport falë punës, disiplinës dhe talentit të sportistëve tanë”, ka shkruar Çeku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka aprovuar kërkesën Prokurorisë Speciale…