Çeku takohet me Parsonsin, diskutohet për përfaqësimin e Kosovës në Lojërat Paralimpike

18 mars 2024 | 17:16

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është takuar me presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons dhe presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.

Kosova do të përfaqësohet me dy atletë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, ngjarje kjo historike për të cilën edhe u diskutua në takim, njofton klankosova.tv.

Ministria ka bërë me dije po ashtu për bisedimet rreth punës dhe mbështetjes së vazhdueshme institucionale për masivizimin e para sportit.

Çeku e ka informuar Parsonsin për veprimet dhe reformat që ka ndërmarrë MKRS-ja në sport në përgjithësi, sidomos për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar për Komitetin Paralimpik të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, Daut Tishuki, zëvendëspresident i KPK-së dhe sekretarja e KPK-së, Arjeta Gashi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Komerciale e ka aprovuar kërkesëpadinë e “Klan Kosovës” ndaj…