Çeku takon sekretaren austriake të Shtetit për Rini, Claudia Plakolm

13 nëntor 2022 | 11:13

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka takuar sekretaren austriake të Shtetit për Rini, Claudia Plakolm.

Bashkë diskutuan për programet, financimin e iniciativave të të rinjve, trajnimet e vullnetarizmin.
Ministri Çeku e njoftoi për reformat aktuale në kornizat ligjore, strukturore dhe strategjike, që vënë në prioritet zhvillimin e të rinjve në nivel qendror, po ashtu për sukseset e të rinjve tanë në nivel ndërkombëtar në kulturë e sport.

Të dy palët shprehën interesin e tyre që të vazhdojnë komunikimin dhe të gjinden mundësi bashkëpunimi për të rinjtë e Kosovës dhe Austrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Shëndetësisë dhe Financave të G20-s kanë iniciuar një…