Çelaj në Berlin kërkon që qytetarët e Kosovës ta gëzojnë të drejtën themelore, lëvizjen e lirë

22 nëntor 2018 | 14:40

Me ftesë të Institutit Aspen, në Berlin, zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, mori pjesë në debatin e organizuar për gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor, të planifikuara për zgjerim të BE-së, me temën: Bllokimi i rrugëve në procesin e zgjerimit të BE-së – Si mund të riorganizohet procesi i reformave në Ballkanin Perëndimor?

Në debat, thekson Çelaj vuri në dukje se “orientimi eurointegrues ka pëlqyeshmërinë më të madhe nga të gjitha vendet e rajonit, megjithatë ka ngecje të faktorëve tjerë vendimmarrës kundrejt këtij vullneti dhe ndaj orientimit pozitiv të qytetarëve tanë. Besoj thellësisht se Brukseli, nuk duhet të shkaktoj vonesa me agjendën integruese, ngase, brishtësia e raporteve në Ballkan, mund të sjell ndikime të padëshirueshme, të njohura nga e kaluara, për qytetarët dhe vendet e Ballkanit”, ka shkruar Çelaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Çelajt:

Debati i hapur, me homologët e mi, në panelin e përbërë nga përfaqësuesit e 6 vendeve të Ballkanit perëndimor të cilin e moderonte drejtori i Institutit Aspen në Gjermani, z. Lentz, tema ishte: Bllokimi i rrugëve në procesin e zgjerimit të BE-së – Si mund të riorganizohet procesi i reformave në Ballkanin Perëndimor?

Pjesëmarrës në panel ishin edhe znj. Calavera dhe Hellbach, nga BE-ja dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, të cilët shprehën qëndrimet për çështjen e reformave në Ballkanin perëndimor.

Në diskutimin tim, por edhe nga pyetjet e parashtruara për mua nga të pranishmit, përmbledhtas paraqita përkushtimin e institucioneve tona për procesin integrues, zbatimin e Reformave nga Agjenda Evropiane si dhe masat e MSA-së. Ishte rast po ashtu të ritheksoja se të gjitha 95 kushtet e parapara për liberalizim, të gjitha i kemi plotësuar, ndërsa tash, megjithatë ka paralajmërime për hezitim nga ndonjë vend i BE-së për vendimin pozitiv në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Po ashtu, vura në dukje se orientimi euro-integrues ka pëlqyeshmërinë më të madhe nga të gjitha vendet e rajonit, megjithatë ka ngecje të faktorëve tjerë vendimmarrës kundrejt këtij vullneti dhe ndaj orientimit pozitiv të qytetarëve tanë. Besoj thellësisht se Brukseli, nuk duhet të shkaktoj vonesa me agjendën integruese, ngase, brishtësia e raporteve në Ballkan, mund të sjell ndikime të padëshirueshme, të njohura nga e kaluara, për qytetarët dhe vendet e Ballkanit.
Në debat, ishte rast të them se masat e Qeverisë së Kosovës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, janë mjet i mbrojtjes nga agresiviteti i këtyre vendeve kundër shtetësisë dhe qytetarëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha,…