Holanda i dhuron FSK-së pajisje për mirëmbajtje të automjeteve

22 nëntor 14:38

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Holandës.

Berisha e ka falënderuar ambasadoren e Holandës për mbështetjen e vazhdueshme që shteti holandez ka dhënë për Kosovën, në veçanti e ka falënderuar për donacionin e sotëm në pajisje për mirëmbajtjen e automjeteve, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës.

Gjithashtu, ministri Berisha e  ka njoftuar diplomaten holandeze edhe mbi të arriturat e FSK-së, kapacitetet, integrimin e gjinisë femërore dhe të komuniteteve në FSK, procesin e tranzicionit  dhe planifikimet për të ardhmen. Ai ka thënë se për procesin e tranzicionit të FSK-së  në vazhdimësi kemi qenë transparent, i kemi informuar të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë për hapat gjatë këtij procesi’’.

Ndërsa ambasadorja e Holandës në Prishtinë, Gerri Willams, pasi e ka përgëzuar ministrin Berisha për suksese, ka  konfirmuar edhe gatishmërinë e Holandës për mbështetjen e vazhdueshme të FSK-së dhe Kosovës në përgjithësi.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka bërë me dije…