‘Mbaji mendtë diku tjetër’, Rrahmani ia kthen Kurtit: Të kam besuar për atë që ke premtuar në opozitë, jo për atë që angazhohesh tani
Në seancën e sotme parlamentare ka pasur një përplasje mes deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmanit, dhe kryeministrit Albin Kurti.
Rrahmani ka deklaruar se i ka besuar Kurtit përderisa ky i fundit ka qenë në opozitë, por jo për atë që ai angazhohet sot.
“Unë as që kërkova mirëkuptimin tuaj dhe, duke e marrë parasysh angazhimin tuaj për t’u ofruar edhe fëmijëve nën 18 vjeç sterilizimin, këto janë tema që më shqetësojnë dhe për të cilat vazhdoj dhe do të vazhdoj të diskutoj në vazhdimësi. Kështu që, edhe në këtë diskutim, si kryeministër, po të isha pajtuar dhe të kisha menduar si ti, do të kisha qenë pjesë e LV-së, siç kam qenë. Tani e kam të qartë se nuk kemi asgjë të përbashkët dhe unë mendoj krejt ndryshe nga ajo që mendon dhe vepron ti. Por të kam besuar për atë që ke premtuar kur ke qenë në opozitë, jo për atë që angazhohesh gjatë këtij pushteti”, i ka thënë Rrahmani Kurtit.



