‘Seksi, orientimi seksual’, Kurti, Rrahmanit: Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon
26 nëntor 2026
| 16:45
Kryeministri Albin Kurti dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, janë përfshirë sot në një debat në seancën e Kuvendit.
Kurti i është drejtuar Rrahmanit, duke i thënë se po e risjell një “variant tjetër të së njëjtës temë”.
“Edhe një herë, deputeti Rrahmani, të arriturat për arsim i gjeni në faqet 20 dhe 21 të kësaj përmbledhjeje, të cilën e kam publikuar dje. Këtu ka shumë gjëra, por unë po e kuptoj. Edhe një herë po e riktheksoj që nuk e mirëkuptoj që ju e risillni edhe një variant tjetër të së njëjtës temë, gjithmonë seksi, gjinia, orientimi seksual. Provoni ndoshta t’i mbani mendtë diku tjetër, se mbase ju ndihmon”, ka thënë Kurti, përgjigjja e të cilit ka shkaktuar të qeshura në Kuvend.



