Celtics marrin fitore të madhe në udhëtim te Suns

10 mars 2024 | 12:30

Boston Celtics ka ndërprerë serinë prej dy humbjeve radhazi, pasi ka marrë fitore të madh në udhëtim.

Celtics kanë triumfuar në udhëtim te Phoenix Suns me 10 pikë diferencë 107:117.

Jayson Tatum ishte më i miri në parket me 29 pikë, 10 kërcime e shtatë asistime te skuadra fituese.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Jaylen Brown me 27 pikë derisa Jrue Holiday shtoi 15 të tjera.

Vendasve nuk i mjaftuan as 45 pikët e Kevin Durant për të mposhtur Celtics.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kievi tha më 10 mars se ka rrëzuar 35 dronë…