
Ceremonia e pazakontë e varrimit të bosit të kartelit ekuadorian të drogës
20 shtator 2023
| 08:16
Mënyra e nderimit të bosit të një karteli ekuadorian, i cili humbi jetën pasi u ekzekutua në një atentat së bashku me të bijën, ka bërë xhiro në rrjet.
Njerëzit e tij e kanë nderuar shefin e kartletit duke e varrosur me dhjetëra armë të vendosura në arkivolin e tij, e cilësuar si një përpjekje për ta mbrojtur veten në jetën e përtejme.
Manuel Julian Sevillano Bustamante besohet të jetë lideri i kartelit “Los Fatales”.
Të afërmit e tij e mbushën arkivolin e 39-vjeçarit me mitralozë, pushkë gjahu dhe një revolver, në mënyrë që ai të ishte i armatosur deri në dhëmbë në jetën e përtejme. Ata, gjithashtu, i vendosën një kapele që të duket sa më mirë në Portat e Shën Pjetrit.