Çerkini u tregon deputetëve se çfarë i kishte premtuar Rugova në një takim pas luftës

09 dhjetor 12:26

Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve” ka folur sot në Kuvendin e Kosovës në një seancë të veçantë me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit.

Ndër tjerash, Çerkini ka folur edhe për një takim që e kishte pasur pas luftës me ish-presidentin Ibrahim Rugova, dhe atë që ai i kishte premtuar për fatin e të pagjeturve nga lufta.

“Rahmetlia Ibrahim Rugova, kur kam qenë dy herë te ai, njëherë më ka thënë: ‘Kur të bëhemi zot të vetvetes ta shpallim Kosovën Republikë dhe t’i kemi deputetët tanë që të flasin shlirë edhe me ndërkombëtarë, qatëherë ka me u zbardhë edhe fati i të pagjeturve”.

“Kaloi goxha një kohë. Kaloi goxha një kohë që jeni në këto karrige”, ka thënë ai para deputetëve.

Ai ka kërkuar që institucionet e vendit të bëjnë më shumë për zbulimin e fatit të të pagjeturve. Çekrkini u ka thënë deputetëve të mos presin që Serbia do ta bëjë vetë këtë.

“Kjo do trysni të madhe prej miqve që na kanë çliruar”, ka thënë Çerkini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Bashkimit Evropian nuk ka arritur një marrëveshje për…