Cramoni: Regjimi i Vuçiqit rrezikon demokracinë

09 dhjetor 2020 | 12:21

Këshilli i Bashkimit Evropian nuk ka arritur një marrëveshje për hapjen e kapitujve të rinj në negociatat për anëtarësimin e Serbisë deri në fund të këtij viti.

“RTS”-ja ka raportuar se Holanda, Belgjika, Suedia, Finlanda, Gjermania dhe Bullgaria nuk i dhanë dritën jeshile për t’i hapur kapitullin Serbisë, “duke përmendur mangësi dhe vonesa në reformat e sundimit të ligjit dhe raportin vjetor të fundit të Komisionit Evropian”.

Kjo do të thotë që për herë të parë që nga janari 2014, kur kanë filluar negociatat e pranimit, Serbia nuk do të hapë asnjë kapituj negociimi gjatë një viti.

Lidhur me moshapjen e kapitullit mbi Serbinë, Viola von Cramon Taubadel, e cila është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, i ka thënë “Danasit”: “Ne mendojmë se ky është një sinjal i rëndësishëm dhe se ky është një lajm i mirë për një qasje efektive të bazuar në merita të zgjerimit.”

E pyetur se sa kuptim ka hapja e kapitujve të rinj, pasi Serbia ka pranuar Metodologjinë e re të Zgjerimit të BE-së, ajo ka thënë se “kapitujt ende hapen individualisht, por sipas Metodologjisë së re, ato trajtohen së bashku, në grupe më të mëdha”.

Në ndërkohë Viola von Cramon Taubadel kohëve të fundit në llogarinë e saj në “Twitter” ka thënë se është mirë që Serbia nuk do të hapë kapituj të rinj, duke pasur parasysh gjendjen e përkeqësuar të demokracisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, ka marrë fjalën…