Kumnova mes lotësh: Mbi dy dekada jetojmë në ankth

09 dhjetor 2020 | 12:12

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit, e cila po mbahet me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit.

Nysrete Kumanova ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të votohet Ligji për të Pagjeturit, në mënyrë që ta ndjenjë dorën e shtetit të pavarur.

Në fjalën e saj drejtuar deputetëve, Kumnova ka thënë se familjet e të pagjeturve jetojnë që dy dekada në ankth, pritje, ethe, pikëllim e shpresë.

“U bënë 21 vjet duke kërkuar drejtësi dhe më në fund arrita të dal para jush që të ju bëjë thirrje të veproni sa më parë… Ndaloni turrin e Serbisë që të mos ndjehet e fituar me historinë e saj vrastare, ndër shekuj, e në luftën e vitit 1999, me mbi 13 mijë viktima”, ka thënë Kumanova para deputetëve.

Më tutje, ajo ka thënë se familjet e të pagjeturve nuk patën përkrahje nga institucionet vendore e ndërkombëtare.

Mes lotësh, ajo ju drejtua deputetëve që po presin fjalët dhe veprat e tyre për të denoncuar krimet serbe.

“Posti i deputetit është detyrë fisnike e jo profitabile”.

“A e dini sa prindër të pikëlluar kanë vdekur në pritje për një lajm për më të dashurit të tyre, sa nëna i kanë rritur fëmijët në varfëri”.

“Arban Abrashi na ka vënë në pozitë të vështirë, duke na lënë të zgjedhim mes pensionit të pleqërisë dhe ndihmës së shtetit”, ka thënë ajo, teksa ka përmendur me emra edhe politikanët e tjerë të cilët nuk kanë bërë mjaftueshëm për familjet e personave të pagjetur.

“Driton Selmanaj kohë më parë e injoroi temën e të pagjeturve, duke e cilësuar si të konsumuar”, ka thënë Kumnova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga…