Certifikohen 20 zyrtarë policorë të Kosovës

29 qershor 2018 | 16:16

Në bazën “MSU Carabinieri” në Fushë Kosovë është mbajtur të premten ceremonia e certifikimit të 20 zyrtarëve policorë, të cilët me sukses kanë përfunduar trajnimin, i cili i dedikohej “luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë menaxhmentin e Policisë së Kosovës, KFOR-it, si dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili ishte pjesë e ndarjes së certifikatave për zyrtarët policorë.

Ky trajnim i ofruar nga “Carabinieri MSU”, është financuar nga Bashkimi Evropian përmes projektit “mbështetje e mëtejshme institucioneve të Kosovës”.

Policia e Kosovës këto trajnime i ka vlerësuar si mjaft të nevojshme dhe të dobishme për zyrtarët policorë.

/Epoka e re/

Image may contain: 13 people, people standing and indoorImage may contain: 11 people, people sitting, suit and indoorImage may contain: 6 people, people smiling, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër futbollistë shqiptarë janë pjesë e Kupës së Botës “Rusi…