Certifikohen disa snajperistët, do t’i shtohen njësive të FSK-së

03 maj 2024 | 14:20

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) është përmbyllur me sukses “Kursi bazë për snajper”, ku janë certifikuar disa snajperistë,  të cilët do t’i shtohen njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve. Zëvendëskomandanti i KDS-së, kolonel Ilir Shyti në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi se profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas turneut shumë interesant të Kupës së Kosovës në hendboll,…