Çështja e presidentit, Azemi i LDK-së: Kurti i do të gjitha për vete

20 prill 2026 | 14:40

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka thënë se kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti dëshiron ta ketë edhe institucionin e presidentit dhe se i do “të gjitha për vete”.

Azemi ka thënë se Kurti nuk kërkon marrëveshje politike për shtetin, “por nënshtrim për pushtetin e tyre”.

“Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike”, ka shkruar Azemi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, sepse Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete! Për 53 ditë e mbajtën peng gjetjen e një zgjidhje për Presidentin e vendit. Nuk po kërkojnë marrëveshje për shtetin, por nënshtrim për pushtetin e tyre.

Problemi nuk është mungesa e takimeve. Problemi është mungesa e vullnetit të Kurtit për ndarje të drejtë të pushtetit dhe për një marrëveshje që e respekton demokracinë. Kush i do të gjitha për vete, në fund rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin.

Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca plenare gjatë…