Çfarë bëri sot tërmeti në Gaziantep të Turqisë
06 shkurt 2023
| 08:06
Turqia dhe jo vetëm është ngritur e tronditur mëngjesin e sotëm pasi një tërmet i fuqishëm 7.8 Rihter ka goditur Turqinë juglindore duke shkaktuar mbi 300 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.
Raportohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja.

Tërmeti e ka pasur epiqendrën në qytetin Gaziantep, por është ndier në shumë zona përreth si dhe në Siri ku ka shkaktuar edhe viktima.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndier përreth 45 sekonda duke sjell një dëm kolosal në njerëz, por edhe infrastrukturë.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:17 minuta të mëngjesit, ndërsa frika për rritje të numrit të viktimave në vijim ekziston.



