Çfarë do të thonë raketat me rreze të gjatë për Ukrainën?

23 shkurt 2024 | 08:52

Këtë javë, dolën raporte që sugjeronin se presidenti amerikan, Joe Biden po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të raketave balistike me rreze më të gjatë veprimi nëse Kongresi miraton projektligjin e ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Ukrainën.

Në fund të vitit të kaluar, SHBA filloi të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore taktike të ushtrisë, të njohur si ATACMS, por deri më tani ka ofruar vetëm llojin me rreze të mesme.

ATACMS goditi titujt kryesor kur u shfaq në paketën e fundit të armëve për Ukrainën, duke pasur parasysh hezitimin e përgjithshëm të Perëndimit për t’i siguruar Kievit armë që mund të depërtojnë në territorin rus. Përfshirja e modeleve më të reja që mund të udhëtojnë më tej ka të ngjarë të zgjojnë interesim të ngjashëm ndërkombëtar.

Sunil Nair, i cili punon në departamentin e zhvillimit të kërkimit dhe analizës në Janes, tha për Sky News se versioni më i ri do të thotë se Ukraina mund të godasë objektivat më shumë se tre herë më larg se më parë.

Raketat ATACMS mund të lëshohen nga platformat HIMARS dhe MLRS M270, të cilat tashmë i posedon Ukraina.

Në atë fazë, këto raketa u përdorën për të goditur objektivat ruse afër linjave mbrojtëse të Ukrainës, në mënyrë që të ndalonin një avancim.

“Këto ishin objektiva taktikë dhe diapazoni i kufizuar i GMRLS siguroi që komandantët ukrainas nuk mund të godisnin më shumë objektiva strategjik si infrastruktura kritike, qendrat e furnizimit logjistik ose objektet e prodhimit, në vend të objektivave taktikë më të afërt si municionet ose deponitë e karburantit”, shton ai.

Megjithatë, pasi lufta ka kaluar në një formë më të vështirë, “Ukraina tani duhet gjithashtu të godasë objektivat strategjik për të fituar avantazhe të rëndësishme taktike duke e bërë Rusinë të rimendojë strategjinë e saj në fazën aktuale të luftës”.

Nëse administrata e Bidenit arrin të kalojë projektligjin e ndihmës për Ukrainën (e cila ka të ngjarë të jetë e vështirë), municioni me rreze më të gjatë mund të përfshihet në mënyrë që të pasqyrojë këtë realitet të ri të fushëbetejës.

Raketat më të reja ATACMS, nëse lëshohen nga lëshuesit M270 dhe HIMARS, mund të godasin objektiva deri në 300 km larg – tre herë më larg se GMLRS.

Kjo do të lejonte Ukrainën të godiste thellë territorin e pushtuar nga Rusia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë nga Gjakova ka njoftuar policinë se dikush ia…