
Çfarë i shqetëson më shumë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor?
08 tetor 2025
| 12:31
Qytetarët e Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut më së shumti shqetësohen për kostot e jetesës dhe rritjen e çmimeve, pastaj për korrupsionin dhe situatën e përgjithshme politike.
Në Serbi, shqetësim kryesor është korrupsioni.
“Radio Evropa e Lirë” ka publikuar një grafikë përmes së cilës tregon çështjet që i shqetësojnë më së shumti qytetarët e rajonit.
