Çfarë ka thënë ShBA-ja për bllokadën e porteve iraniane?
Bllokada detare amerikane e trafikut detar që hyn dhe del nga portet iraniane ka vazhduar këtë fundjavë.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi bllokadën një javë më parë, pasi bisedimet e gjata midis ShBA-së dhe Iranit në Pakistan dështuan të arrinin një marrëveshje.
Forcat amerikane thanë se do të ndalonin ose do të kthenin mbrapsht anijet që udhëtonin për në ose nga brigjet e Iranit, pavarësisht kombësisë, raporton BBC.
Komanda Qendrore e ShBA-së (Centcom) tha këtë fundjavë se ka detyruar 23 anije të kthehen pranë Ngushticës së Hormuzit që nga fillimi i bllokadës.
Në një postim në rrjetet sociale të publikuar vetëm një orë më parë, Centcom thotë se “bllokada ka ndaluar plotësisht tregtinë ekonomike që hyn dhe del nga Irani nëpërmjet detit”.



