Çfarë kishte bërë Dijana Hrkaloviq për partinë e Vuçiqit?

22 tetor 2021 | 12:24

Dijana Hrkaloviq, një ish-oficere e policisë sekrete e promovuar nga Aleksandër Vuçiq si sekretare e Shtetit në Ministrinë e Brendshme, ka dhënë dorëheqje në 2019.

Ajo është duke u akuzuar për ndikimin e saj në vrasjen e Vlastimir Milosheviq dhe për lidhjet e saj me strukturat kriminale. Hrkaloviq, është duke u mbajtur mbahet në paraburgim.

Tani, mediat pro pushtetit në Serbi janë duke konkurruar se kush do ta akuzojë më shumë Dijana Hrkaloviqin për krime në mënyrë që të fshehin lidhjet e saj me Aleksandër Vuçiqin.

Hrkaloviqi me ndihmën e SNS-së ishte autorizuar që brenda policisë të kryesonte hetimet e krimeve edhe pse nuk kishte autoritet që sipas ligjit të bënte të njëjtën.

Para disa vitesh, ajo kishte kryer “punë” sipas urdhrave të zyrtarëve të partisë së Aleksandër Vuçiq dhe konsiderohej “ushtarja e partisë”, shkruan “Nova.rs”.

Hrkaloviqi ishte një “ushtare” e mirë për partinë e Vuçiqit kur ajo kishte dërguar oficerët e policisë në Potocari për të evidentuar nëse kishte pasur një sulm mbi Aleksandër Vuçiqin.

Ajo po ashtu në vitin 2018 ishte dërguar tek Lucani për të shtensionuar situatën në mes të qeverisë dhe opozitës, ku policët që kishin marrë pjesë aty janë shpërblyer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Forca e…