Çfarë ndërhyrjeje kirurgjike iu nënshtrua presidentja Osmani?

03 nëntor 2022 | 08:25

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në mesnatën e ditës së mërkurë.

Pasi që i kishin mbajtur fshehur problemet shëndetësore të presidentes Osmani dhe rekomandimin e mjekëve specialistë për intervenimin kirurgjik për heqjen e tëmthit, operacion ky që u zbulua nga mediet, zyra e Osmanit doli me një komunikatë ku konfirmonte që presidentja e vendit i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Sipas kësaj zyre, intervenimi ishte i lehtë dhe është realizuar me sukses.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet në këtë komunikatë.

Këtij operacioni të lehtë, siç thotë Zyra e Presidentes, e para e shtetit i është nënshtruar në një spital privat dhe jo në QKUK, aty ku qytetarët kryejnë operacione shumë më të komplikuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi i qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe…