Çfarë ndodhi në Izrael kur militantët e Hamas sulmuan duke vrarë 260 njerëz në festivalin Supernova

11 tetor 2023 | 20:22

Çfarë duhet të dini për sulmin vdekjeprurës të Hamasit në një festival muzikor izraelit

Të paktën 260 njerëz vdiqën në festivalin e muzikës Supernova pasi luftëtarët mbërritën me kamionë dhe motoçikleta, të veshur me parzmore dhe duke tundur pushkët AK-47.

Të shtunën, mijëra njerëz ishin dëshmitarë në një masakër në festivalim muzikor Supernova të Izraelit ku luftëtarët e Hamasit vranë të paktën 260 njerëz dhe morën robër për në në Gaza.

Çfarë ndodhi dhe kur?

Rreth 3,500 të rinj morën pjesë në festivalin muzikor Supernova, i cili u bë një nga objektivat e parë të armatosurve palestinezë që thyen gardhin kufitar të Gazës herët të shtunën nga Gaza.

Pamjet video që qarkulluan në mediat sociale treguan personat e armatosur duke zbritur me paragliderë në tubim. Të tjerë erdhën me rrugë tokësore.

Dhjetra luftëtarë të Hamasit hapën zjarr ndaj të rinjve izraelitë që ishin mbledhur për një natë me muzikë elektronike për të festuar festën hebraike të Sukkot.

Pamjet filmike tregojnë burra të armatosur duke u zhytur në turmën e panikuar, duke hapur zjarr me breshëri automatike ndaj atyre që po zbaviteshin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për më shumë se 40 vite, Ulf Schwerin ka jetuar…