Çfarë ndodhi para se kosovari të vritej nga dhëndri i tij në Gjermani
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në mbrëmje mes dy kosovarëve në Gjermani, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Sipas raportit të policisë gjermane, mësohet se një 55-vjeçar e ka goditur me thikë kunatin e tij (vëllanë e bashkëshortes) në Mainburg të Bavarisë së Ulët.
46-vjeçari, i cili jetonte në Landshut të Gjermanisë, ka tentuar të largohet, por ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ofrimit të ndihmës së parë. 55-vjeçari u dërgua në mbajtje.
Mediet gjermane, duke u bazuar në raporton e policisë, shkruajnë se mes dy personave ka pasur një debat mbrëmjen e së shtunës për shkak të një mosmarrëveshje familjare që vazhdonte prej disa kohësh, përcjell albinfo.ch.
Gjatë debatit, 55-vjeçari, i cili, sipas policisë, ka nënshtetësi gjermane, mësohet se ka goditur kunatin e tij me thikë, më pas ka lejuar që të arrestohet në vendin e krimit pa rezistuar fare.
Në anën tjetër, mediet në Kosovë pohojnë se viktima është B. N. nga fshati Kastriot i komunës së Skenderajt, ndërsa i dyshuari si dorases është A. J. nga fshati Klinë i po të njëjtës komunë.
Sipas medieve, i ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.



