
Çfarë po ndodh kështu me Kurtin? Vaji nuk është 3.50 € thotë por 3.49 (video)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një vizite që i ka bërë sot një kompanie në Gjilan që merret me përpunimin e vajit, ka folur edhe për ngritjen e çmimit të këtij produkti.
Kur është pyetur nga gazetarët për ngritjen e çmimit të vajit, kryeministri Kurti ka thënë se çmimi i vajit nuk është 3.50 euro por 3.49 euro.
Kjo deklaratë e tij ka sjell shumë reagime në publik, duke vlerësuar se kryeministri po tallet me qytetarët.
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Kurti po tallet me qytetarët në kohë krize.
“Një kryeministër që tallet me qytetarët në kohë krize. Kjo kosto po bëhet edhe më e rëndë kur Kryeministri po tallet me qytetarët. Në vend të përpjekjeve dhe ndërhyrjeve për ta rregulluar situatën, ai në çdo mundësi që i jepet po tallet me varfërinë sikur në këtë video. Dje tha se miellin që e keni blerë të tepërt kthejeni në furrë, e sot po iu thotë njerëzve se nuk e keni parë mirë çmimin e një litri vaj, sepse ai nuk është 3.50€, por është 3.49 €.”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Video: