Çfarë po ndodh me Angelina Jolie “sakrificë” për një foto me bletët

21 maj 2021 | 14:24

Aktorja e njohur Angelina Jolie i është bashkuar një tjetër nisme kohët e fundit dhe ajo është për mbrojtjen e bletëve.

Në Ditën Botërore të Bletëve, 45-vjeçarja realizoi dhe një set fotosh të frikshme me bletë që kishin mbushur trupin e saj.

Në videon e shfaqur për realizimin e këtyre fotove tregohet ylli i kinematografisë ndërsa qëndron pa lëvizur dhe qindra bletë lëvizin në trupin dhe kokën e saj.

“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Qëndrova për 3 ditë pa bërë dush pasi ekspertët më thanë se bletët nuk do të më afroheshin nëse do të ndjenin aromën e shampove apo parfumeve të mia”, tregon Jolie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, ka emëruar sot edhe bordin e përkohshëm…