Çfarë po ndodhë me madhësinë e “iPhone”?

18 tetor 2020 | 14:21

“Apple” ka nxjerrë në treg telefonin më të ri, “iPhone 12”. Modeli më i madh, “iPhone 12 Pro Max”, ka një ekran 6.7 inch dhe është gati dyfish më i madh se iPhone i vitit 2007.

Sipas një studimi të kryer nga kompania e aksesorëve të telefonave, “Wrappz”, madhësia e iPhone ka ardhur vazhdimisht në rritje.

Sipas këtij studimi, nëse “Apple” do të vazhdojë me të njëjtat ritme, “iPhonet” do të jenë më të mëdhenj se një Macbook në 20 vitet e ardhshme.

Sipas kompanisë “Wrappz”, madhësia e “iPhone” është rritur me 5% çdo vit që prej vitit 2007 kur doli për herë të parë modeli i parë i iPhone.

Në vitin 2007, “iPhone” kishte madhësi 3.5 inch, kurse modeli i fundit “iPhone Pro Max” është 6.7 inch, pothuajse dyfish më i madh.

Me të njëjtin ritëm, deri në vitin 2021, një “iPhone” do të jetë më i madh se dora e një gruaje që është mesatarisht 6.8 inch, dhe më e madhe se dora e një burri deri në vitin 2024, që mesatarisht është 7.6 inch.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka rezistuar dot as armëpushimi i ri mes Armenisë…