Challandesi: Do ta mposhtim Azerbajxhanin

19 nëntor 2018 | 19:39

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka shprehur optimizëm se “Dardanët” do të shënojnë fitore në ndeshjen e fundit në grupin 3 të Ligës D ndaj Azerbajxhanit.

“Në këtë takim na favorizojnë dy rezultate, por mendoj se të dyja skuadrat kanë njësoj shanse për të fituar dhe për ta marrë vendin e parë. Do të jetë një ndeshje tejet interesante ndaj Azerbajxhanit, kurse e kam të qartë në kokën time se kjo ndeshje do të jetë ndeshja e fundit në fazën e grupeve, andaj dëshirojmë të bëjmë paraqitje të mirë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin, pasi shihet favorit i grupit. Kundërshtari ka një përvojë më të madhe në garat ndërkombëtare dhe unë e shoh si favorit, por ne do të përpiqemi të fitojmë. Ata kanë një ecuri të mirë në grup, mirëpo ne ishim një hap përpara. Do ta vazhdoj filozofinë e lojës. Jam i bindur se do të fitojmë ndaj Azerbajxhanit, andaj nuk do të bëj asnjë ndryshim, asnjë taktikë”, ka thënë Challandes.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i pavarur Korab Sejdiu, bashkë me 12 deputetë të…