Challandesi flet pas fitores ndaj Gjibraltarit

10 tetor 2019 | 20:30

Trajneri Bernard Challandes është shfaqur i kënaqur me fitoren e arritur nga Kosova në ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit, por është i pakënaqur me rezultatin e arritur (1-0).

“Nuk kam pritur ndeshje më ndryshe se kjo, e kam ditur se kundërshtari është mjaft defensivë. Normalisht se nuk jam i kënaqur me rezultatin 1-0, por në fund kjo është çfarë arritëm. E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e veçantë për shkak se ne do të kemi topin, dhe ata do të mbroheshin. Kemi luajtur një ndeshje të mirë në përgjithësi, ishte një ndeshje përgatitore”, ka thënë Challandes.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një firmë britanike ka krijuar një këmishë që shndërron muzikën…