Chelsea dhe Sevilla fitojnë në kohën shtesë dhe sigurojnë kualifikimin

24 nëntor 21:04

Chelsea dhe Sevilla kanë siguruar kalimin për në turin tjetër të Champions League. Blutë e Londrës triumfuan 2-1 kundër Rennes. Hudson-Odoi shënoi në minutën e 22-t për skuadrën e Lampard, ndërkohë që vendasit do të barazonin 5 minuta nga fundi me Guirassy.

Në minutën e parë të shtesës, Giroud riktheu sërish në avantazh ekipin e tij, teksa Chelsea mbetet e para me 10 pikë.

Në të njëjtën kuotë pikësh është edhe Sevilla, që fitoi me vështirësi 2-1 kundër Krasnodar. Ivan Rakitiq dhe El Haddadi në kohën shtesë i dhanë 3 pikët skuadrës spanjolle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ofrimi i mundësive për të vazhduar specializimet në mjekësi për…