
Chelsea e nis me barazim sezonin e ri
17 gusht 2025
| 17:26
Chelsea e ka nisur me barazim sezonin e ri të Premier League pasi përballja me Crystal Palace u mbyll pa gola.
Kampionët e botës e dominuan në përgjithësi ndeshjen, por që nuk arritën të shënonin asnjëherë në portën e Palace.
Në minutën e 13-të të ndeshjes, Eze ia dha epërsinë Crystal Palace, por që goli u anulua për pozitë jashtë lojë tre minuta më vonë, njofton Klankosova.tv.
Shanset më të mira, Chelsea i pati krejt në fund të takimit ku Andrey Santos gjuajti dy herë, por goditjet e tij i priti Dean Henderson.