Chelsea e përmbyll vitin në stilin e kampionit, shkatërron Stoke Cityn

30 dhjetor 2017 | 18:51

Chelsea ka fituar me rezultat 5-0 në Ligën Premier ndaj Stoke City.

Blutë e mbyllën vitin 2017 me fitore plotësisht meritore pasi ishin superior nga fillimi deri në fund në këtë takim.

Goli i parë në takim u shënua nga Antonio Rudiger në minutën e katër, ndërsa pesë minuta më vonë shënoi edhe Danny Drinkwater.

Në minutën e 23-të shënoi edhe Pedro dhe me rezultatin 3-0 përfundoi pjesa e parë.

Sadio Berahino rrezikoi portën e skuadrës së Antonio Contes në minutën e 50-të, por Thibaut Courtois me një pritje ia mohoi golin.

Në pjesën e dytë për kampionët aktual të PL shënuan edhe Willian (73’) dhe Davide Zappacosta (90’).

Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e dytë me 45 pikë, kurse Stoke në pozitën e 14 me 20 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Contes është ndaj Arseanlit, kurse ajo e Xherdan Shaqirit (nuk luajti në këtë takim) ndaj Newcastle Unitedit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mirënjohje për gjithë…