Chelsea me ofertë të ‘çmendur’ për Donnarumman

04 mars 2021 | 22:31

Me afrimin e merkatos së verës kanë filluar dhe zërat e parë për lëvizjet e bujshme që mund të ndodhin gjatë kësaj merkatoje. Një ndër to është dhe çështja e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma i cili është komentuar jo pak për një lëvizje drejt ndonjë ekipi tjetër të madh.

Duket sikur në horizont është shfaqur skuadra e Chelsea e cila e sheh 22-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Kepas, i cili kohët e fundit nuk është se ka bindur shume. Portieri të cilit i skadon kontrata në vitin 2021 i është garantuar një pagë e frikshme prej 10.5 milion eurosh në sezon. Zbulimi i Mihajloviç që nga koha që drejtonte Milanin javën e kaluar arriti dhe shifrën e 200 ndeshje zyrtare me Milanin.

Kontrata e Gianluigit me kuqezinjtë i përfundon më 30 qershor të vitit 2021 dhe Milani po tenton ta bindë për të nënshkruar një marrëveshje të re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka publikuar foton e të…