Kryetari i Klinës publikon foton e të riut që vdiq në aksidentin e sotëm

04 mars 2021 | 22:30

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka publikuar foton e të riut që ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës.

Elezaj përmes një shkrimi në profilin e vet në “Facebook”, ka treguar që i riu që vdiq sot është Bledar Mustafa.

“Sot një ditë e trishtë për Klinën. Tronditës e shumë i dhimbshëm lajmi për vdekjen e të riut nga Klina, Bledar Mustafajt, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në komunikacion, të ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës. Familjes Mustafa, miqve e shokëve të Bledarit ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Elezaj.

Foto: Bledar Mustafaj

Kujtojmë se në këtë aksident ku ishin të përfshira 5 vetura, mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten shpalli rezultatin e zgjedhjeve…