Chelsea merr goditje në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve
04 nëntor 2025
| 14:17
Skuadra e Chelseat mund të mos llogarisë në sulmuesin e tyre Pedro Neto për ndeshjen kundër Qarabag në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Londinezët përfunduan stërvitjen e mëngjesit në prag të ndeshjes me Qarabag, mirëpo portugezi Pedro Neto mungoi.
Neto ishte zëvendësuar nga Estevao në minutën e 85-të të ndeshjes ndaj Tottenhamit në fundjavë, dhe tani është në dyshim për ndeshjen kundër skuadrës nga liga e Azerbajxhanit.
Chelsea do të udhëtojë në Azerbajxhan pa tre lojtarët kryesorë Badiashile, Levi Colwill dhe superyllin Cole Palmer të cilët janë të lënduar dhe sipas gjitha gjasave Pedro Neto do t’i shtohet kësaj liste.



