
Chelsea ndalet ndaj Wolves para pronarit të ri, Southamptoni pëson humbje të thellë
07 maj 2022
| 18:18
Chelsea i Thomas Tuchel nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Wolves.
Blutë e Londrës bënë një paraqitje aspak të mirë përpara pronarit të ri të klubit, Todd Boehly, i cili ishte i pranishëm në “Stamford Bridge” edhe pse nuk është zyrtarizuar blerja e klubit prej tij.
Skuadra londineze do të zhbllokonte ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, me Romelo Lukakun, që do të shënonte dy gola në harkun e dy minutave, njërin prej të cilëve me penallti. Trincao shkurtoi shifrat në minutën e 79-të, ndërkohë që në sekondat e fundit Coady shënoi me kokë golin e barazimit.
Southampton vijon rrugëtimin negativ, duke pësuar një humbje 3-0 ndaj Brentford. Broja e nisi ndeshjen si titullar, por sërish nuk ia doli që të linte gjurmë.