Chelsea ndan pikët me Brightonin

20 prill 2021 | 23:20

Chelsea dhe Brighton & Hove Albion kanë luajtur pa gola në ndeshjen e xhiros së 32-të në Ligën Premier që u zhvillua në “Stamford Bridge”.

Fraksioni i parë nuk dhuroi shumë raste shënimi, ndërsa Kai Havertz reagoi mirë brenda zonës, ndërsa portieri e ndali goditjen e tij.

Kur po afroheshin minutat e fundit të takimit, skuadra mysafire u tregua e rrezikshme. Fillimisht, Adam Lallana humbi një rast të mirë duke e dërguar topin jashtë portës.

Dy minuta më pas, Danny Welbeck dërgoi një goditje të rrezikshme, e cila u ndal vetëm në shtyllë.

Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në vend të katërt në renditje, mirëpo me pikë të barabarta (nga 55) me West Ham Unitedin që ndodhet një vend më poshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
India ka regjistruar edhe një rekord ditor të të infektuarve…