Chelsea në gjunjë për George Floyd

03 qershor 2020 | 08:51

Futbollistët e skuadrës së Chelseat kanë ndjekur shembullin e kolegëve të tyre të Liverpoolit duke shprehur solidaritet ndaj George Floyd, afrikano-amerikanit që u vra nga një agjent policie në Minneapolis.

Blutë e Londrës siç mund të shihet edhe në foton e publikuar nga vetë klubi, janë ulur në gjunjë dhe më kokën ulur.

Fotoja është ripublikuar edhe nga futbollisti Ruben Loftus-Cheek,i cili ka shtuar frazën: “Kur jemi shumë e shumë. Jemi njerëz të githë dhe më të fortë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milaim Zeka reagon pas propozimit të Vetëvendosjes që Murat Jashari…