Chelsea ofron 30 milionë euro për Wernerin

26 dhjetor 2019 | 11:07

Reprezentuesi i Gjermanisë dhe anëtari i RB Leipzigut, Timo Werner, është synim i skuadrës së Chelseat.

“Daily Mail” ka njoftuar se klubi anglez tashmë i ka ofruar klubit gjerman 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Wernerit gjatë afatit kalimtar të janarit. Gjermani ka firmosur me RB Leipzigun deri në vitin 2023, ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh.

23-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer tek ekipi i Leipzigut, duke shënuar 23 gola dhe asistuar dhjetë herë në 25 paraqitje në të gjitha garat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë do të fillojë në tremujorin e…