Chelsea i shtohet garës për Hysajn

26 prill 2018 | 11:39

Paraqitjet e mira të Elseid Hysajt me skuadrën e Napolit kanë ndikuar që shumë skuadra të interesohen për transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.

Mediat italiane kanë raportuar se menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, ditët e fundit ka udhëtuar drejt Anglisë, ku ka organizuar disa takime me përfaqësues të Chelseat, të cilët po këmbëngulin për kartonin e futbollistit kuqezi. Interesim për Hysajn kanë shfaqur edhe Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Bayern Muncheni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar raportin për vlerësimin…