Chisora hakmirret ndaj Pulev pas një meçi të jashtëzakonshëm

10 korrik 2022 | 00:21

Dereck Chisora ka arritur fitore të madhe ndaj Kubrat Pulev sonte.

Në meçin e zhvilluar në o2 Arena në Angli, Chisora triumfoi pas 12 raundeve, duke marrë hakmarrje ndaj Pulev pas gjashtë viteve.

Prej fillimit, Chisora kishte avantazhin, duke e administruar duelin në shumicën e kohës.

Në fund, pas vendimit të ndarë të gjyqtarëve, fitues doli Chisora.

Meçi i parë i zhvilluar në vitin 2016 përfundoi me fitore të Pulev pas 12 raundeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ushtarak shqiptar i përzgjedhur për të qenë pjesë e…