Chris Rock reagon për herë të parë pas shuplakës që mori nga Will Smith

31 mars 2022 | 12:20

Chris Rock ka thyer heshtjen lidhur me goditjen që mori nga Will Smith në Oscars, pasi mori disa duartrokitje nga një audiencë në Boston pasi u kthye në skenë për herë të parë që nga incidenti.

“Si shkoi java juaj?” e nisi fjalën komediani amerikan përballë një turme njerëzish në Teatrin Wilbur të Bostonit të mërkurën mbrëma, duke shkaktuar një valë të qeshurash.

Pavarësisht adresimit të incidentit të Oscars, ai e bëri të qartë që në fillim se nuk do të fliste gjatë për të.

“Ende jam duke përpunuar atë që ndodhi, kështu që në një moment tjetër, do të flas për atë që ndodhi” i tha ai turmës.

Rock, 57 vjeç, gjithashtu nuk iu referua Smith dhe gruas së tij me emër gjatë shfaqjes.

“Tani s’po dua shumë të flas për atë që ndodhi, kështu që nëse keni ardhur këtu për këtë … unë kisha shkruar një shfaqje të tërë para kësaj fundjave.”

“Përveç asaj gjësë së çuditshme që ndodhi, jeta po ecën shumë e mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një mungesë të gjatë prej mëngjesit të ditës së…