Çifti Trump viziton ‘monumentin e dashurisë’ në Indi

24 shkurt 2020 | 17:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, vizituan monumentin Taj Mahal, në ditën e parë të qëndrimit në Indi.

“Monumenti i dashurisë” ishte ndalesa e tyre e dytë.

Ata ateruan në Gujarat, shtetin e kryeministrit Narendra Modi, i cili i priti së bashku me dhjetëra-mijëra qytetarë të Indisë.

Nga qyteti Ahmedabad i Gujaratit, Trump iu adresua një turme të madhe njerëzish, duke thënë se India “do të ketë gjithmonë një vend shumë të veçantë në zemrat tona”.

Ai gjithashtu e lavdëroi Modin dhe tha se ai është “dëshmi e gjallë” se me punë, “indianët mund të realizojnë gjithçka që dëshirojnë’, transmeton “rel”.

Çifti Trump më pas vizitoi Taj Mahal-ën, një mauzole e shekullit 17 në shtetin Utar Pradesh, e cila është ndërtuar nga perandori Shah Jahan, në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal.

Pavarësisht agjendës, “monumenti i dashurisë” është pjesë e gati secilës vizitë të profilit të lartë në Indi.

Trump, i cili ndodhet për herë të parë në Indi, dhe Modi do të takohen të martën, ndonëse nuk priten të nënshkruhen marrëveshje të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një makinë është futur në një turmë njerëzish në një…