Makina përplaset në një turmë njerëzish në Gjermani

24 shkurt 2020 | 17:02

Një makinë është futur në një turmë njerëzish në një karnaval në qytetin gjerman Volkmarsen, ka bërë me dije policia.

Një “Mercedes” me ngjyrë argjendi është përplasur në një grup njerëzish rreth orës 14:30 në kohë lokale, duke lënë paktën dhjetë persona të plagosur, sipas raportimeve të mediave lokale, shkruan “BBC”.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se shoferi është ndaluar nga policia.

Motivi dhe natyra e incidentit janë ende të paqarta.

Një numër i madh i punonjësve të urgjencës janë në vendin e ngjarjes në qytetin e vogël, i cili shtrihet në Gjermaninë perëndimore.

Incidenti ka ndodhur gjatë festimeve për Rosenmontag, një ditë karnaval në të gjithë vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të…