Cikalleshi rikthehet tek Akhisarspori, i etur për suksese

17 janar 2019 | 17:26

Sokol Cikalleshi ka ndryshuar ekip. Një ditë më parë ishte klubi i Goztepes që njoftoi ndërprerjen e kontratës së huazimit me sulmuesin, i cili u mendua se do të rikthehej tek Osmanlispori.

Nuk ka ndodhur kështu. Sulmuesi kavajas ka njoftuar kalimin tek Akhisarspor. Një rikthim për Cikalleshin në këtë ekip. Futbollisti i kombëtares tregon se kishte tri oferta dhe zgjodhi ish-ekipin e tij. Sa i takon rregullores së FIFA-s, pretendohet se rregulli vlen për ekipet e së njëjtës kategori. Cikalleshi në Superligën turke ka luajtur sivjet me Geztepen, kurse me Osmanlisporin në ligën e parë. Kështu, sipas federatës turke, sulmuesit i lejohet të transferohet tek Akhisarpor.

“Unë tashmë nuk jam më pjesë e klubit Goztepe. Unë dhe menaxheri im vendosëm t’i shkëpusim marrëdhëniet profesionale me mirëkuptim me klubin për dy arsye: E para: Pasi hapësirat e mia për të luajtur ishin të pakta dhe për shumë arsye kjo vazhdoi shumë gjatë. E dyta: U hap drita jeshile për të lëvizur te cilido klub në Superligë në merkaton e janarit! Faleminderit Goztepe për bashkëpunimin, edhe pse të shkurtër që kaluam bashkë! Që nga sot me shumë lumturi bëj me dije që mes 3 ofertave që kisha, zgjodha ekipin ku ndihem si në shtëpi, që më hapi dyert pa hezitim për të më bërë pjesë të tyrin, Akhisarspor”, ka thënë Cikalleshi.

“Presidenti i ekipit bleu përfundimisht kartonin tim nga klubi Osmanlispor dhe bashkë firmosëm një kontratë 3.5 vjet. Falënderoj klubin Osmanlispor për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe i uroj suksese të mëtejshme. Jam shumë i uritur për të luajtur dhe po pres me padurim të zbres në fushë për ekipin tim të ri”, ka shtuar Cikalleshi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari politik i kryeministrit Haradinaj, Gazmend Syla, është emëruar kryesues…