
Cikël poetik nga Valbona Rexhepi-Hadri
MALLI PËR NËNËN TIME
Ti frymëmarrja ime, nënë
Shpirtin ma ngrohë dashuri,
Të paça dritë, yje, qiellit tim
Nënë e hënë mrekullia ime.
Ti sot larg meje frymon.
Unë s’të kam pranë të të puth.
Për të arritur tek ti nënë,
Duhet kaluar det e oqean.
Mbyll sytë për një çast
nga dëshira e zjarrtë të të kam pranë.
Ti nënë e syrgjynosur larg meje
Nxjerr lotin tim nga qepallat e lagura nga një lot i bijës sate në përqafimin Tënd.
Ti me afshin e zjarrtë amësi ëmbëlake,
Dëgjojë rrahjet e zemrës të bijës sate,
Më fal një buzeqeshjen të bukuar nënë,
ta shuaj mallin tim që fle shpirtit Tënd.
Kumbulla që e mbollëm bashkë
Erdha të flisja me ty, baba
Të tregoj se kumbulla kishte shtuar shtat.
Kishte edhe fryte gogja shumë, por jo aq sa librat e ndaluar që mi lexoje dikur.
Kam shumë nostalgji për zërin tënd, sepse vetmia më bën të shurdhur pa Ty.
Më mungon fjala e jote prehri yt, baba
Mè mungon fëmijëria ime dhe mësimet tua për historinë e popullit tim.
Ka shumë vite, ishte tjetër botë
në të arrirë muzgu ti merrje librin e dijës. Akoma pa lind dielli shfletoje histori në sytë e mi.
Pastaj fshehje fletat nga pushtat e zi
që silleshin vërdallë lagjes së përgjakur.
Isha fëmijë, baba
nuk kuptoja, përse s’kishim të drejtë të lexonim në pikë dite pa frikë nga terrina.
Pastaj më mësove dhe më fole për dritën e agmisë në të ardhur.
Më tregove edhe për librat e ndaluar, ngujuar në fuqinë e turshive nën dheun Dardan.
Ajo fuçi tashmë është e zbrazur dhe librat nusërojnë nëpër bibliotekat tona, së bashku me shpatën e Gjergjit tonë.
Nën kapakun e vetmisë, e njoha Ismail Qemal – beun dhe Vëllëzërit Frashëri.
U rrita me poezitë e Naimit Samiut, Asdrenit, Çajupit,
Nga Migjeni mësova për mjerimin e një kohe të vrarë.
Me ndjenjën e dhimbjes mësova poezitë e arbëreshëve.
Mësova edhe për Seremben dhe fatin e tij në çmendinë e Sao Paolos.
Mësova edhe për De Radën dhe Këngët e Milosaos
Pastaj shfletove edhe fjalët nga Filip Shiroka dhe nga Gavrill Darë.
Sot e përlotur nën shushurmë gjethesh
dëgjoj këngën e bilbilit të harruar në degë kumbulle.
Duke prek nëpër ballin e kujtimeve tua, baba
shikoj kumbullën që e mbollëm bashkë.
Ka gogja fryte, baba i dashur dhe më japin fresk qepallave të lagura lotësh.
Në trupin e kësaj peme shoh hijen tënd, baba
Por assesi t’i qetësoj të rrahrat e zemrës
Mungesa jote baba, më bën të ligem nga dashuria për Ty.
Desha të flisja me Ty, të tregoja për pjesën e mbetur pas ikjes tënde por nuk dua të flas pa buzëqeshjen e babasë.
Unë do të mbetëm me të njejtin mall
nën fletat e kumbullës që e mbollëm bashkë
pemës që rritet nga rrënjët e librit tënd.
Lulja ime
Trëndafilja ime aromë parajsore
Shndërrit si hënë përtej oqeanit
Si gjithmonë në sytë e mamit
Bukuri ëmbëlake fytyrë ngjëllore.
Shkëlqimi yt mbi kurorë mbretërore
Të veshi me petkun e gjethit të artë
Me mall gëzimi mbete lumturia ime
Kënaqësinë tënde e shijojmë nga larg.
Në tokën e bukuar ku mbolle rrënjët Arbërore u bekove për të vazhduar prore.
Udhëtimi yt nuk ishte i lehtë mbi supe
Ishe ende lule në rrugën qumështore
Ngjite qiellin pikën ku doje të shkoje.
Pra, bija ime këngë e kënduar prore
Qëndro e bukur kokëlartë rrahi krahët
Je shembull për të marrë rrugën tënde
Kthehu në kopshtin tënd trëndalifja ime.
Pra, bija ime këngë e kënduar prore
Kthehu pranverë e gëzuar lule mbi ty.
Ishe Ti
Te ulur pranë lumit me emrin tim
Nën hijen e lisit të thinjur kohësh
Shijonim cicërimat e zogjve të malit.
Më mbaje dorën fort
Duke rrëfyer një ngjarje të bukur
E tretur në ndjesinë e të përjetuarit kërkoja mbështetjen e gjoksit tënd.
Kthjelltësia e syve Tu të puthur
deportoi thellë në shpirtin tim.
Do vdisja me një brengë në shpirt,
pa e kuptuar kurrë dashurinë, po të mos isha me Ty
Më the duke më përkdhelur flokun e artë të derdhur mbi sype.
Symbyllur tretësha në butësinë e mëndafshtë të fantazisë përrallore
Ku valët lumore më ndërmendnin se, ndjenja e magjisë ekziston vetëm për Ty.
Vura dorën e hapur në zemrën tënde
duke ndjerë tik- taket e shpejtuara
sikur Ti doje te ikje por në
Dorë më le një copëz ar të gravuar me emrin tim.
Ti je në mua – më the sy më sy dhe u nise.
S’të arrija dot, ishe me i shpejtë se era.
Të telefonova, me kishte humbur sinjali.
Mbeta e vetmuar në muzgun e mbrëmjes me perëndim dilelli
E rraskapitur në kërkim të hijës tënde, lëshova një ofshamë zemre të vrarë
Një drithërimë rëqethëse deri në palcë
Më zverdhi lëkurën bardhoshe.
Me sëmbime gjokseve u zgjova
E rraskapitur nga ëndrra me pamjen tënde.
07 qershor, 2020
Hënë e diell
Shikoj nën degë lisi,
gravuar në qiellin e kaltër
hënën e zbehtë praruar me rreze dielli.
Ëmbëlsisht ndiej gjallërinë e ditës së veshur beharore në tretjen e gëzimit të diellit përballë hënës lozonjare.
Shkëlqimi i tij rrezartë kishe kapluar madhërisht përqafimin e saj në mëngjesin e bukur muajit të qërshive.
Pasioni i dashurisë diell – hënor, ringjalli ndiesinë e buzëqeshjes moti të harruar.
14.06.2020
Seç tha trimi sypatrembur
Në ballë të brigadës me këngë burrash
bashkë me shokë të një gjaku të një fisi
zgjatën zërin ngjitën qiellin e kushtrimit.
I urtë i qetë, burrë fisnik i sinqert,
I vendosur të jep jetë,
nxjerrë gjashtorën i jep përpjetë.
Në mbrotje të atdheut do lë eshtrat,
sepse duhet vdekur t’mos vdes dot,
toka e të parëve nuk mposhtet kurrë
gjaku im do të pikoj sy shkabe mbi flamur.
Me diplomaci e pyeten të huajt nën sy:
për kë lufton o trim o burrë dai?
Me urtësi u tha trimi: për Nënën Shqipëri.
Përse pra nuk shkon në Shqipëri? – i thanë të huajt prapë nën sy.
Burri lëvizi qemerët e vetullave dhe ua derdhi në sy: në Shqipëri jam ore zotërinjë, në atë që ju e cunguat me sopatë.
Është një komb i ndarë në dysh, çare s’kam pa e bërë njësh.
Të një zëri me një mendje,
burrat lidhën fjalët shtrënguan brezat.
Kosovë o Nënë Shqipëri,
të urojmë Preshevën me gjithë Çamëri!
17.06.2020
Në pritje
Përballë hënës së plotë
këmishës së valës së detit
shenjëzohej ndjesia e dashurisë
në zemrën e djaloshit.
Dashuria për të bukurën
ngjallë shpirtin e tij prej krijuesi
për të vargëzuar fjalët e veshura në ar
çdo fjalë që përbushë gjallërinë e tij.
Vrapimi i tij pas shëmbëllimit hirëplotë
zbukuruar me hijeshitë e luleve të verës
qëndisur në fustanin e saj
zgjoi magjinë e këngës me jehonë jete.
I lutej kaltërsisë qielliore
gjëlbërimit të fushës së virgjër
cicërimës së zogjëve u’a vë veshin
nëpër shushurimën e gjetheve
pret Valën e lumit t’i nxjerrë krahët me
rrezet e diellit
për t’iu bashkuar kēngës së tij
në shuarjen e mallit për të bukurën.
Ajo i shfaqej kudo dhe në ëndërr
me Imazhin e syçkave të saj plotë zjarr
Ajo don të nxjerrë në pah betimin e tij
për t’ia thënë të shkruar se ishte e vetmja DASHURI.
19.06.2020
Ndjenë amësie
Ndjenjë që prekë qiellin me dashuri
Sundon botën dhe tërbimin e detit
Që fal shpirt njeriu dhe jep bekimin
Ëmbëlsisht mbështjellë vajin e fëmijës
Rrotullon botën në krah për së mbari
Që fal gjallëri dhe pafundësi shpirti
Nuk zëvendësohet me asnjë frymë tjetër
Të jep prehrin e nënës dhe rritë të mbarë
Si asgjë tjetër n’ botë rrritë flokun mbi sy.
16 maj, 2020.
Loti në syrin e së bukurës
Erdhi e pastër si lot fëmije,
e bukur si gjithnjë fluturake,
fytyrë ëmbëlake,buzëqeshje e hapur dalë nga ngrohtësia e rrezeve deportuar nga këndi i vendqëdrimit të saj.
Rjeti valëzues lozonjar
ndiqte lëvizjet e vargëzuara në pejza margaritarësh.
Shpirtbardhësia e saj prej virgjëreshe ,shoqërohej me kthjelltësinë e ndjenjave,
dhimbjen e nxirrte nga shkëlqimi i syrit,
me fjalë mashtronte burimin e lotit të saj.
Pamja kristalore e një loti rrotullohej duke ngarendur deri tek buza e skuqur
ku gdhendej mjeshtria e fjalës së thënë nga thellësia e mallëngjimit.
Një rrëfim që shponte zemrën përtej
brishtësisë së një shpirti të artë si diell.
Përse të shihet loti në syrin e së bukurës?
A thua vallë nga paragjykimet
duhet të përbuzet bekimi i Perëndisë?
Kot shkëlqimi i saj ndrinte si hënë.
Ishte nur për njerëzimin rrerh saj.
Bukuri veçane që ngjante me pranverën.
Vazhdo dhe ec
rrugëtimi yt u mbuloftë me bardhën dritë,
shkëlqimi i syrit tënd u praroftè me dashuri!
14 maj 2020