Cikël poetik

12 shtator 2018 | 14:59

Isa Maloku 

SHKOLLA SHQIPE

Natën, nuk me duhet hëna,
as yjet!
Digjem në dritën e syve tu.
Ta puthi abetaren e shqyer,
zogun e shqipes qëndisur mbi martirë.
Heshtja jote me trazoj…
vogëlusheve ua ngriu
a,b,c-në në gojë!
Amanet,
shkollën shqipe mos e ndaloni
ne varre ndije dhembje
me shume se ju mbi fshatin Saradran!
Vogëlushet flenë mbi libra
Odat e burrave, klasa për ne i bënë
Nuset e bukura ndezën zjarre kushtrimi
Shkollaret gjumi nuk i zë
Diçka pa treguar
Si lind agimi i buzëqeshjes
Aty ne kodër
Mbi katundin tim.

LUFTOJ

Karrieristët e mi
Zemër hapur e gojëmbyllur
Pran sofrës se plagëve te reja, qami plagët e vjetra
Vjene vera e nuk ngrohem
Vjene dimri e s’gjeje stuhi
Vetëm mbeta i skalitur pranë dëshirës
Fryu era e me hodhi ne mesin e errësirës
Luftoje me hakmarrësit, karrieristet
Se ata mohojnë lirinë,
fjalën e thënë e besën e dhënë,
mohojnë buzëqeshje,
ngazëllim e shend e verë!
Si hije të zeza zotërohen
Të skllavërojnë
Të gllabërojnë
Vëllezërit të mbesin rrugëve
nga ulërima ujqish
nën rrezet e vrazhda te hënës
Qe qajnë muzgjeve
vajtojnë agimeve
mbi faqen e këtij dheu!

SYTË E MI

ditët e fundit
fotografin nuk ta kërkova
ne shpirtin time krijove fole
buzët e tua nuk mi fale
ato janë pran syve te mi
i kam tepruar lutjet për ty!
prapë do të pyes për dashuri
bukuria jote gjithmonë po ma zë rrugën
e ti me drejtohesh e hidhëruar
kot e ke
këto fjalë i marr si kompliment
Jo, e dashura ime
mos ma plagos këtë dashuri
dhe… një ditë e pashë që buka
nuk me hahej,
e ti ushqeje sytë e mi.

ME GJETE TË VETEMUAR

ne kryeqytetin e atdheut tim
po të prisja
ti nuk erdhe
vetëm nuk mbeta
me shoqëruan malli, heshtja ,kujtimi ,shiu
rrugëve te pazarit brodha, u pështolla kot
njerëzit ikën
e si pa më kush
e ti erdhe dikur,
por, unë isha i ngrirë
dikush, i pa njohur, me tha:
ti këtu je i huaj
atëherë e ndjeva veten të vetmuar
nga ti!

ENIGMA E POETIT

filloj te qeshi
jam duke qare
tani jam në gjumë
gënjeheni
i zgjuar jam
thoni jam i çmendur
atëherë jam ma i qete
të urrej, të dua më së shumti
askush, as ti nuk me kupton

LUTJE

te luta të vish në shëtitje
të bëhesh shok me mua
të ma fal dashurinë
mallkova lutjen e madhe
ma shtuan kujtimin për ty.

LAMTUMIRË KOSOVË

Te gjithë ushtaret i lëshuan pozicionet
disa pleq e plaka i përgatitën flamujt e bardhë.
Është natë. Nuk po shoh asgjë… dëgjoj krisma armësh.
Te lutem, me trego ku i kam fëmijët?
Me janë ngatërruar e tretur në mesin e turmës së madhe…
U dëgjua një zë i trishtuar qe ma shpoje zemrën… një 50 vjeçar vdiq!
Unë dhe Muharremi, me duar ja bëmë gropën.
E varrosëm…
ishte kohe ikjesh, tmerri, trishtimi.
Lamtumirë!

BABË TË GJETA

kështu brohoriti fëmija i humbur
Ismeti, në male aty afër
e puthi nusen e re dhe dy fëmijë
kërkoj pushkë për ti dalë zot vendit!
Lamtumirë!
Tani erdhi liria
nuk po e përjetojë
Djali i Muharremit që i shpëtoj luftës
Nuk i shpëtoj lirisë
Dëshpërimit, zhgënjimit!
u vetëvra!
Shoku im i idealit, Flamuri
Kujtim me mbeti shqiponja e tij
Në kullën time të vjetër
E përcolla me lot në sy!
Lamtumirë Dardani!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka folur për…