Cilat janë disa nga specifikat e Tecno Camon 19 Pro?

10 korrik 2022 | 16:13

Ky është Tecno Camon 19 Pro, i cili u prezantua në Rockefeller Center në New York gjatë muajit të kaluar.

Është një pajisje shumë e mirë për një çmim shumë të arsyetueshëm duke filluar prej 206 eurosh, edhe pse në fakt në dispozicion është një numër jo i madh i këtij modeli.

Paketa e dërgesës së këtij telefoni përfshinë një karrikues prej 33W, një kabllo USB, earbuds me madhësi prej 3.5mm dhe një mbrojtëse e telefonit.

Tecno Camon 19 Pro in for review

GSM Arena shkruan se i shikuan nga afër të dy telefonat Camon Premier 19 dhe modelin shoqërues Camon 19.

Të dyja kanë ekran prej 6.8 inç IPS LCD me rezolucion prej 1080p, por që shpejtësia e rifreskimit të modeli Pro është 120Hz, ndërsa modeli i thjeshtë 19 e ka shpejtësinë e rifreskimit prej 60Hz.

Tecno Camon 19 Pro in for review

Të dy telefonat kanë bateri me kapacitet 5,000mAh, por versioni i thjeshtë kufizohet me 18W, ndërsa versioni Pro ka 33W fuqi ri-mbushëse

Tutje nga GSM Arena thonë se modelin Camon 19 Pro që ata e kanë në zyrat e tyre është versioni Eco Black me kapacitet prej 8GB ram memorie dhe hapësirë të përgjithshme prej 128GB.

I ka disa veçori kyçe – është telefoni i parë në botë me sensor 64MP RGBW, i prodhuar nga Samsung, dhe pretendon se ka “kornizën më të hollë të të gjithë telefonave” me madhësi prej vetëm 0.98mm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre turistë çekë janë bllokuar në kufirin mes Thethit dhe…