Cilët hapa do të ndërmarrë presidentja nëse dështon “Qeveria Kurti 3”?

26 tetor 2025 | 09:10

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar rreth seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re.

Para mediave, e para e vendit tha se në qoftë se nuk zgjidhet qeveria, do të rrjedhin afatet e caktuara brenda afatit kohor prej 30 deri në 45 ditë, transmeton Klankosova.tv.

“Këtë datë do ta vendos në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.

“Por nuk do të ngutesha që të jap supozime që do të dështohet në krijimin e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera ajo tha se shpreson që do të ketë angazhim maksimal në krijimin e Qeverisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, aktualisht profesor…